Home KRYESORE “Fotomontazh, ja ku e morën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Në foton me...

“Fotomontazh, ja ku e morën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Në foton me bosin e kokainës…

Pas reagimit te deputetit te PS-se, Taulant Balla, i cili pergenjeshtroi denoncimin se ai ishte ne nje foto me te arrestuarin per trafik kokaine, vjen pergjigjja e ish-kryeministrit Berisha.

1

Berisha, duke iu pergjigjur Balles, shkruan se nuk ka asnje fotomontazh, por nje foto te vertete, pasi sipas tij, Balla ka qene ne krah te Maksim Beços, që sipas tij, ishte arrestuar në 2015 në Itali për trafik kokaine.

Reagimi i Berishes

Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove.Ne foton me Kallam Deshtakun zonja qe esht ne mes te tyre i mbulon krahun Taulant Begos,kurse ne foton me bosin e kokaines Mqksi Beçq krahu i Tqulqnt Gjures esht i lire,jane dhe nje seri dallimesh tjera qe faktojne se kemi te bejme me foto te veçanta dhe jo me montime. Pra nuk esht faj i i fotove pse Tulant Jaris pozon me trafikant!

Berisha i nxori foton me “bosin e kokainës”, reagon Balla: Fotomontazh i dështuar, ja ku e morën foton time

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto në Facebook, ku sipas tij shfaqej Taulant Balla në krah të një personi me emrin Maksim Beço, që sipas Berishës ishte arrestuar në 2015 në Itali për trafik kokaine.

balla1

Pas këtij postimi ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka bashkangjitur dy foto, ku tregon sesi është bërë fotomontazh me një foto të tijën, të disa kohëve më parë.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.

ballaPanorama

Share: