Home KRYESORE Francë, goditet klani shqiptar që grabiti 98 shtëpi me vlerë 423 mijë...

Francë, goditet klani shqiptar që grabiti 98 shtëpi me vlerë 423 mijë euro

Gjashtë persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia franceze për vjedhjen e 98 shtëpive.

Gazeta “Le Parisien” shkruan se shqiptarët dyshohen për vjedhje të stolive dhe sendeve të tjera me vlerën e 423 mijë eurove në rajon e Bordos dhe Toulouse.

Pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare, të moshës 30 deri 40 vjeç, u arrestua të hënën në Bergerac (Dordogne).

Anëtarët e klanit të grabitësve besohet të kenë vepruar në mes nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, duke grabitur dhjetëra banesa.

Gjatë kërkimeve, policia arriti të sekuestronte mbi 2 kg ar.

Ata shfrytëzuan mungesën e pronarëve për të thyer një dritare duke vjedhur bizhuterinë dhe sendet e tjera të vlefshme.

Të gjashtë të dyshuarit, të gjithë të njohur për policinë për të njëjtat akuza, u vendosën në paraburgim në xhandarmërinë e Bergeracit.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër. Ata do të dalin të enjten ose të premten para gjykatës së Bordosë për masën e sigurisë.

v.l/ Dita

Share: