Home KRYESORE Gazmend Paja e imiton në Portokalli, flet Ylli Baka: Mos e trash

Gazmend Paja e imiton në Portokalli, flet Ylli Baka: Mos e trash

Gazmend Paja është një nga aktorët e humorit që ka luajtur shumë karaktere dhe personazhe në “Portokalli”. Këtë sezon ai ka si personazh ‘Ylvi Bakrin’, rol ky ku imiton me humor këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Bakën.

I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Ylli Baka ka dy fjalë për imitimin që Gaz Paja i bën, por ka edhe një thirrje ndaj tij.

“Është shumë i talentuar. Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”.

Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon.”- ka përfunduar Ylli./Opinion.al

Share: