Home KRYESORE Horoskopi, 10 tetor 2018

Horoskopi, 10 tetor 2018

Dashi

Megjithëse Mërkuri qëndron në pozicion të kundërt duke vënë në plan të dytë të gjitha çështjet në lidhje me punën, përsëri do të arrini të sqaroni disa mosmarrëveshje në profesion.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

Binjakët

Është pikërisht kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj që harmonizon jetën tuaj. Ky ndikim bën që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja

Dita e sotme do të jetë mëse normale e ndoshta edhe pak melankolike për shkak të Hënës që nuk toleron, por në mbrëmje lajmet të mira do t’jua ngrenë paksa moralin.

Luani

Qielli tregon përsëri shenjat dhe anët e mira sidomos për përfitimet ekonomike dhe përfundimin e disa bizneseve shumë fitimprurëse. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha

Është pikërisht vullneti dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset për të gjetur edhe një punë tjetër.

Peshorja

Disi të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi dhe do të bëni zgjedhjen e duhur.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për spostime dhe udhëtime që do të vendosin suksese të mëtejshme në punë.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Vazhdoni kështu!

Share: