Home KRYESORE Ironia e Kristos: Pas ligjit të shpifjes, qeveria ligj kundër kruajtjes së...

Ironia e Kristos: Pas ligjit të shpifjes, qeveria ligj kundër kruajtjes së hundës

Pedagogu Erion Kristo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News e përcjell me ironi nismën e kryeministrit për të kriminalizuar shpifjen.

Kristo: Qeveria ka hyrë tek fusha e edukimit për të ndryshuar mentalitetin e shqiptarëve. Pas kësaj, do të bëjë ligj për kruajtjen e hundës. Do nxjerrë një ligj që kush kruan hundën…Cili është problemi i shqiptarëve sot?

Po ikin për shkak të shpifjes?! Pse nuk del ligji për varfërinë, për ripopullimin e disa shkollave ndërkohë që ato mbyllen. Unë flas për kryeministri që viziton njerëzit e varfër që u thotë nuk e dija që ishin kaq keq. Pse nuk bën një ligj për të mbështetur intelektualët, autorin. Shqetësimet e kryeministrit nuk janë shqetësime reale të vendit.

Ka plot njerëz që e mbështesin idenë e kryeministrit për shpifjen. Nisma e tij kthehet kundër institucioneve të pavarura. Kryeministrit i dridhet buza për kuksianët dhe brenda natës Prokuroria shkel ligjin dhe arreston brenda natës kuksianët. Pra deklarimet e kryeministrit konkretizohen nga institucionet. Ka rreth 40 mijë dosje të pa shqyrtuara në gjykata, të gjitha do të lihen sepse tani ushtria e qeveritarëve, e njerëzve që i kanë duart në tavë, do t’u ndërsehen të gjithë njerëzve që i kanë fyer./360grade.al

Share: