Home KRYESORE Klemend Balili drejt prangave/ Zbulohet mesazhi që Rama i ka çuar Xhafajt

Klemend Balili drejt prangave/ Zbulohet mesazhi që Rama i ka çuar Xhafajt

Analisti Skënder Minxhozi është shprehur se edhe kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se Klemend Balili duhet të arrestohet dhe se këtë gjë ia ka thënë edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Këtë gjë Minxhozi e ka thënë gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

“Edhe Rama e ka kuptuar. Madje ka filluar thotë kapeni atë, që të mos vij ambasadori ta kërkojë prapë. Rama e ka marrë këtë mesazh dhe ia ka kaluar edhe trupave të policisë”, – ka thënë analisti.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djeshme FNSH rrethoi Sarandën, por Klemend Balili nuk u arrestua./ CNA.al

Share: