Home KRYESORE Klosi: “Prapaskena” e grupit të Kostandin Kaçifas në Bularat

Klosi: “Prapaskena” e grupit të Kostandin Kaçifas në Bularat

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, bëri me dije synimet e Kostandin Kaçifas dhe të tjerëve në fshatin Bularat.

Klosi: Është diçka e organizuar dhe unë mendoj se është bërë meqë ishte festa kombëtare e Greqisë sepse në atë festë merrte pjesë shtypi. Ishte vendi që ngjarja të bënte bujë.

Mbase nuk e kishte parashikuar se do të vritej. Filozofia e grupeve terroriste nuk është që ata me armë do fitojë çështja e tyre se natyrisht janë pak kundër shteteve.

Gjithë çështja e tyre është të tërheqin vëmendjen. Unë them se atje ishte mjedis më i përshtatshëm se ishte një ministër grek, autoritetet shqiptare dhe sigurisht do të bënte më shumë zhurmë.

Greqia në këtë situatë ka probleme me Greqinë. Po mundohet t’i mbushë mendjen popullit grek se marrëveshja e Prespës është e mirë, që marrëveshja e detit është favorizuese. Dhe dalin këto grupe ekstremiste që duan të thonë se gjërat nuk janë aq të thjeshta.

360grade.al

Share: