Home KRYESORE Lame qetëson qytetarët: Regjistrimi i banesave para ’91 është pa afat dhe...

Lame qetëson qytetarët: Regjistrimi i banesave para ’91 është pa afat dhe falas

Të gjithë qytetarët, të cilët kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1991 do të kenë mundësi ta regjistrojnë në çdo kohë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk do të ketë një afat për qytetarët për të bërë regjistrimin.

“Në ditët e para pas hapjes së sporteleve, pra para dy javësh dhe aktualisht në disa prej sporteleve, ende ka dyndje qytetarësh që nuk e kuptojnë mirë. Mendojnë se është me afat kjo punë, mendojnë se ju dogj shtëpia. Nuk ka afat! Pra regjistrimi i banesave është pa afat. Edhe pas 10 vjetësh teorikisht një qytetar që do trokasë në derën e shtetit për të kërkuar regjistrimin do ta bëjë regjistrimin”, tha Lame.

Ky shërbim tha Lame do të jetë falas deri në një territor prej 300 metrash. Më pas pjesa tjetër që mund të jetë në oborrin e shtëpisë do të blihet me çmim tregu./v.l/ Dita

Share: