Home KRYESORE Lojërat e fatit/ Ahmetaj: Asnjë kompani nuk do futet nga dera e...

Lojërat e fatit/ Ahmetaj: Asnjë kompani nuk do futet nga dera e pasme

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka përsëritur edhe një herë se në datën 31 dhjetor të këtij viti, nuk do të punojë apo funksionojë asnjë kazino elektronike, sallat e bingove, sallat e basteve sportive përfshirë edhe ato online.

Pak para miratimit të këtij ligji në Parlament për lojërat e fatit, Ahmetaj u tregua i vendosur se në datën 1 janar kjo industri do të mbyllet përfundimisht.

“Më 31 dhjetor do të mbyllen lojërat e fatit, kazinotë, lojërat e fatit, sallat e lojërave, bastet, bingot dhe gjithçka e këtij lloji. Kjo qeveri, përballë qytetarëve të vet që e kanë mbështetur në vazhdimësi këtë vvendimraje politike të kryeministrit, është e vendosur dhe nuk ka më kthim pas. 1 janari 2019 do na gjejë pa baste spotive, pa salla bingosh, pa online, pa kazino elektronike, – tha Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit.

Ahmetaj tha se e gjithë vëmendja u përqendrua te shqetësimi qytetar, i cili sipas tij e kishte kthyer këtë industri në një gangrenë.” Të gjitha do mbyllen, asnjë kompani nuk do futet nga dera e pasme. I kemi vendosur sfidë vetes sonë dhe administratës që nuk ka rëndësi nëse ky burim prej 5.4 mld në vit mungon”, vijoi ai.

Share: