Home KRYESORE Me paterica dhe me makinë 120 mijë euroshe, si u paraqit në...

Me paterica dhe me makinë 120 mijë euroshe, si u paraqit në kuvend Rrahman Rraja (Foto)

Deputeti i Fushë-Krujës, Rrahman Rraja  pas aksidentit që pësoi para pak ditësh në Itali është shfaqur në Kuvend me paterica vetëm e vetëm që të votojë mbylljen e lojërave të fatit dhe rrëzimin e dekretit të Metës për ligjin e Teatrit.

Ditët  e fundit  debati në politikë ishte fokusuar në këto dy çështje dhe siç dihet më herët, Rama u kishte dhënë urdhër të gjithë  deputetëve që të mos mungonte asnjë në ditën e votimit.

Siç duket në fotot e mëposhtme Rraja shkuar në Kuvend me një makinë Audi A8 L, prodhim i viti 2015 që sipas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se kushton 120 mijë euro. Fotot e deputetit teksa zbret nga makina dhe shkon në Kuvend i ka shkrepur fotografi Agim Rama.


360grade.al

Share: