Home Gjeo-Ekonomia Megjithë përpjekjet e BSH, Bizneset VIP përdorin vetëm euron

Megjithë përpjekjet e BSH, Bizneset VIP përdorin vetëm euron

Multiple denomination euro banknotes are arranged for a photograph inside a Travelex store, operated by Travelex Holdings Ltd., in London, U.K., on Monday, Jan. 12, 2015. The euro approached a nine-year low against the dollar as European Central Bank officials fueled speculation the institution will start a program of government-bond buying as early as next week to stave off deflation. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg

Bizneset e të gjitha kategorive kanë rritur përdorimin e valutës në transaksionet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 në krahasimin me te njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përdorimi i valutës si në shërbimet bankare dhe ato jashtë bankave nuk ka mundur të ndalet edhe pse tashmë Banka e Shqipërisë dhe autoritete të tjera të qeverisë janë angazhuar në një proces që synon deuorizimin e ekonomisë së vendit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rreth 37.7 për qind e ndërmarrjeve të mëdha në vend pohuan se kryejnë aktivitetin tyre në valutë në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke pësuar një rritje me 2.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Rritje të përdorimit të euros u vu re edhe në kategoritë e tjera të biznesit.

Në bizneset e mesme përdorimi i monedhës vendase, lekut, ne ra me 8.9 përqindje. Përdorimi i valutës ishte dominant për rreth 18 për qind të bizneseve të sektorit të mesëm nga 15.3 për qind që ishte në janar-qershor 2017. Gjithashtu është rritur edhe numri i bizneseve që më parë përdorimin vetëm lekë dhe tani përdorin edhe lekun edhe valutën për transaksionet e aktivitetit të tyre, pasi 21 % e bizneseve pohuan se i përdorin të dyja në krahasim me 14 % që ishin më 2017.

Përdorimi i valutës është zgjeruar edhe në bizneset e vogla, por me ritme më të ulta se në dy kategoritë e tjera. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 15.8 për qind e bizneseve të vogla përdorin vetëm valutë në aktivitetin e tyre në raport me 15.4 për qind që ishin më 2017.

Gjithsesi Euroizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vijon të mbetet i ulët, ku përkatësisht 68% e ndërmarrjeve të vogla dhe 59.4% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht ose kryesisht në monedhën vendase. Ndërkohë, 37.7% e ndërmarrjeve të mëdha deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë e tyre kryesisht ose plotësisht në valutë, por trendi i përdorimit të valutës nga biznesi ka pësuar rritje këtë vit në raport me 2017-en.

Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka, por treguesit e monitoruar deri në fund te qershorit 2018 tregojnë se nuk ka një përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, përkundrazi depozitat dhe kreditë në euro janë rritur më tej

Vetë Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme këtë qëllim evidentoi se, bazuar në ecurinë e gjashtëmujorit të parë 2018, vërehet një rritje e lehtë peshës së depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave, nga niveli 52.3% në 53.2%.

Banka raporton se, niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar vijon të jetë dukshëm më i lartë se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.

Gjithashtu portofoli i kredisë për sektorin privat ka njohur rritje të lehtë të peshës së kredisë në valutë. Në fund të qershorit 2018, kreditë në valutë ndaj totalit shënonin 57.2%, me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtë muaj më parë. Megjithëse kredia e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ka njohur rënie gjatë periudhës, ajo vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në portofolin e kredisë në valutë.

Monitor

Share: