Home KRYESORE Ministri i jashtem turk edhe ne Kosove flet per Gylenistet!

Ministri i jashtem turk edhe ne Kosove flet per Gylenistet!

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë vizitës në Kosovë ai ka kërkuar të njëjtën gjë që i kërkoi homologut të tij në Tiranë, Ditmir Bushati; mbylljen e shkollave të Gylen dhe ekstradimin e personave të lidhur me të.

Për organizatën  “FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.

“Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ai.

Share: