Home KRYESORE Ndreu: Deputetë të PD kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në...

Ndreu: Deputetë të PD kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në Angli

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin ’45 minuta’, në Report Tv, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ndreu ka folur për çështjen ‘Babalja’ e kthyer në qendër të vëmendjes, pas daljes së dosjes hetimore dhe përgjimeve të Albert Veliut me kunatin e tij, për inskenimin e ‘Babales’. Ndreu ka thënë se kjo dosje do të zbardhet tërësisht nga prokuroria, dhe se PD, do të demaskohet.

Ndreu lëshoi një deklaratë të fortë, kur tha se deputetë të Partisë Demokratike kanë vëllezër të cilët janë të dënuar për trafik droge në Angli.

“Ka vëllezër deputetësh të dënuar për drogë të dënuar në Angli dhe me emra të ndërruar. Do i themi emrat kur të duhet. E dinë ata, që vëllezër të deputetëve të grupit parlamentar të PD, janë të dënuar për drogë dhe sot bërtasin shumë. Jam specialist unë i vjetër. Kemi ulur 60% vrasjet ne. PD duhet të tregojë, ku i mori të dhënat. A të ka bërë përshtypje? Për të dhënat për kriminalitetin, këta s’flasim me shifra”, tha Pjerin Ndreu.

v.l/ Dita

Share: