Home KRYESORE NJE BAST PER BASTET! Nga Lirim NEZHA

NJE BAST PER BASTET! Nga Lirim NEZHA

Une mund te jem nder te paktet njerez qe nuk e kam provuar kurre fatin permes lojerave te fatit,basteve apo llotarive.E vetmja llotari eshte ajo amerikania qe nuk del e nuk del prej disa vitesh.

Nese do me kishte dale nuk do isha i motivuar fare te shkruaja per lojerat e fatit apo bastet te cilat,sic thuhet rendom,jane krijuar per te fituar ata qe i krijuan dhe jo lojtaret.

Nga kjo pikepamje jam i qete dhe madje edhe i kenaqur nese ato nuk do te ekzistonin me.Do te ishte realisht nje kontribut per familjet shqiptare edhe pse me koston e kufizimit te lirise se individit per te zgjedhur ai vete se si i shpenzon te ardhurat e veta.Aq me teper ne Shqiperi ku familjet nuk shquhen per te ardhura te kenaqshme,po te perjashtojme nje perqindje te vogel biznesmenesh apo zyrtaresh te korruptuar.

Pra,e thene troc,edhe pse nga janari do te ngelen pa pune mijera njerez,mes tyre edhe im bir,mendoj se kumari,i cfaredo forme qofte eshte shkaterrues per rinine dhe familjet shqiptare.

Por,sa here qe ka nje “por”,ka edhe hapesire diskutimi me argumenta pro e kunder.Dhe ne rastin e iniciatives kryeministrore duket se ka nje “por” te madh,ka nje hije te madhe dyshimi per qellimin pse ndermerret nje hap i tille.

Format e ndryshme te proves se fatit gjithnje kane ekzistuar dhe do te ekzistojne edhe nese ligji e ndalon nje gje te tille.

Edhe deshira e njerezve per te luajtur,gjithashtu do te ekzistoje dhe do te kerkojne hapesirat e veta per te permbushur kenaqesite apo veset e tyre.A minimizohen me mbylljen e llotove qe kishin mbire poshte cdo pallati?Si gurisht qe minimizohen,por gjithsesi nuk zhduken.

Ndaj industria e kumarit nuk eshte nje industri nga e cila mund te hiqet dore lehte permes nje vendimi qeverie.Interesat e medha shumemilioneshe do t’i thyejne,me shume gjasa,te gjitha barrierat kryeministrore edhe nese ato jane shume te sinqerta e qellim mira.

Por,nuk duket se qellimi i kryeministrit ndryshoi befas ne nje mbremje tetori dhe u zgjua me vendimin ne koke per zhdukjen e kumarit nga ky vend.Nuk jane aq budallenj njerezit sa te besojne se po hiqet dore kaq lehte nga disa dhjetra milione euro cdo vit vetem per nje kaprico elektorale.

Jo!

Rama dhe te vetet e kane ndertuar me pare strategjine e perqendrimit dhe perfitimit absolut nga nje ndermarrje e tille.

Nderkohe qe shumat e majme do ti perqendroje ne disa duar permes basteve online dhe kazinove ne hotelet e luksit,qindarkat e te rinjve shqiptare te papune do t’i lere te vazhdojne te luhen cepave te pallateve dhe me shume gjasa te prodhojne edhe me shume kriminalitet,a thua qe nuk na mjafton ky nivel kriminaliteti qe ka shoqeria shqiptare.

Ndaj sot askush nuk vendos dot bast per zhdukjen e basteve edhe pse koeficenti eshte shume i larte…

Share: