Home KRYESORE Nuk behet më fjalë për regjim, por ndodhemi tashmë nën një zgjedhe...

Nuk behet më fjalë për regjim, por ndodhemi tashmë nën një zgjedhe fiskale…

Nga Edmond Panariti

Një barre e paperballueshme , teresisht jashtë mundesive të popullit më të varfer te Evropes… Taksime te dyfishta! Dy herë për të njejten gjë.

Nuk mjaftojne rreth dyqind milione euro në vit takse qarkullimi që i vilet me cmimin e naftes çdo qytetari , duke e cuar cmimin e saj nder më të lartet në kontinent, por atij tani i kerkohet të paguaje edhe tarifa koncensionaresh per shfrytezim të akseve kombetare..

Pra të paguaje dy here, njehere shtetin dhe njehere koncensionin. Taksa, tarifa, tatime teresisht jo perpjestimore me te ardhurat.. Pra “shtrydhje” e cila shpie në rrudhje, mbyllje, braktisje, deshperim, arrati….

Ulini taksat, thjeshtojini ato, lehtesoni pagesat, ulni tatimin mbi vleren e shtuar për lendet e para të prodhimit, jepuni parate e premtuara fermerit, rimbursoni detyrimet për agrobiznesin që të ndalni gremisjen që ka filluar.. Sa nuk është vone!

Share: