Home KRYESORE “Nuk gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr”, Rama flet...

“Nuk gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr”, Rama flet për deputetin Rraja

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbrëmjen e sotme në një intervistë, ka folur për Xhisiela Malokun.

“Mund të përgjigjem vetëm me aspektin e sjelljeve të institucioneve dhe nuk dua të hyje në vorbullën e kazanit. Ajo është marrë peng për llogari të përdorimit mediatik dhe politik. Aho vajzë Meriton vetëm drejtësi dhe këtë asaj mund t’ia japë vetëm rruga e institucionet e drejtësisë”, u shpreh ai.

“Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton”, tha ai për Rexhep Rrajën.

Share: