Home KRYESORE Pas Arben Çukos shoqërohet në Polici edhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka

Pas Arben Çukos shoqërohet në Polici edhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka

Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-deputet i PS është shoqëruar në polici.

“ABC News” raporton se ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, është shoqëruar në polici për arsye që ende nuk dihen.

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë shoqërim./Opinion.al

Share: