Home KRYESORE Pergjimet e Durresit, Dako: Kam folur me Niçen…

Pergjimet e Durresit, Dako: Kam folur me Niçen…

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, deklaroi se personazhi i dosjes së përgjimit të trafikantëve, i njohur si Niçja është një qytetar i Durrësit dhe kontaktet me të kanë ardhur si rezultat i takimeve të rastësishme në fushatë.

Dako u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se takimet me qytetarë të ndryshëm dhe për më tepër duke mos qenë në dijeni të faktit se kush janë ata, mbeten të shumta dhe për më tepër të rastësishme.

Kryebashkiaku i Durrësit, tha se për t’a sqaruar këtë bisedë, duhet të dijë datën dhe kohën kur është takuar.

Dako: Niçja është një qytetar i Durrësit, pjesë e këtij grupi që është kapur. Në çdo fushatë, në takim elektoral takoj shumë njerëz dhe falenderoj këdo për çdo ndihmë që japin. Unë kontaktoj me njerëz të ndryshëm, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes./Opinion.al

Share: