Home KRYESORE Përse Rama e zgjodhi ministër, ja çfarë thotë Sandër Lleshi

Përse Rama e zgjodhi ministër, ja çfarë thotë Sandër Lleshi

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e pyeti Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, lidhur me zgjedhjen që Kryeministri Rama bëri për emrin e tij.

Fevziu- Përse Rama ju zgjodhi ju? E keni pyetur?

Lleshi- Jo, por besoj ka ndikuar kjo periudhë që kam punuar me të. Këto 5 vite si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

I pyetur se cila ka qenë detyra e tij si Këshilltar, Lleshi u shpreh se ka qenë pikërisht bashkëpunimi me institucioine të tilla si shërbimet inteligjente, NATO apo policia e shtetit.

Gjatë intervistës së tij, disa herë Ministri Lleshi theksoi se e ka pranuar detyrën, pikërisht për faktin se ja ka kërkuar Edi Rama. / Opinion.al

Share: