Home Gjeo-Ekonomia Premtimet populiste dhe konçensionet e Edi Ramës

Premtimet populiste dhe konçensionet e Edi Ramës

Nga Kasem Seferi

Shekulli i 21 – të , sipas studjuesvet/analitëve të politikës dhe ekonomisë politike, do të sillte rizgjimin e populizmit të viteve 30 – të, në formate të reja dhe nga aktorë politikë të rinj.

Këta, nuk lanë mënjanë as populizmin e majtë dhe as populizmin e djathtë.

Kësisoj, kjo tregon se, ideologjitë e lëvizjeve politike që kërkojnë rishpërndarjen e pushtetit politik, diminimin ekonomik dhe/ose lidership kulturor larg prej dukurive që shihen si korrupsion, lakmi, oligarki të përqendruara në favor/në të mirën “e fuqizimit të qytetarit“, veçanërisht, për të varfërit e zonave të varfëra urbane kudoqofshin, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Pa ndarjen e pushteteve, sistem ose pushtet juridik i pavarur, madje media e lirë, demokracia degjeneron në tirani, ose në çfarëdolloj tjetër që ndodh të jetë në pushtet.

Në këtë këndvështrim, në mënyrën më të mirë, populizmi i Edi Ramës, mund të përkufizohet si një ideologji e shëndoshë që, tek e fundit, shoqërinë shqiptare, e konsideron të ndarë në dy grupe:

* “njerëz të pastër“; dhe

* “elitë e korruptuar“,

për të argumentuar se politika e socialistëve ka qenë, është dhe do të jetë një shprehje e vullnetit të përgjithshëm të popullit.

Por, ajo që mua si ekonomist më le “pa gojë“ është fakti që populizmi i Edi Ramës më thotë dare pak rreth sistemit ideal ekonomik dhe/ose politik.

Analisti Alfred Lela, në “Real Story“ të “Qorrit Balla”, përmendi pyetësorin e përdorur nga Qeveria Rama, për të marrë vesh se çfarë do populli.

Dua të bëj me dije për çdo qytetar dhe, veçanërisht, ta fus hostenin në “by …“ të akademikëve, analistëve, etj, që na çpojnë daullen e veshit me përralla të kahmotshme, se populizmi ekonomik ka pasur, ka dhe do të ketë (po besuam te ideoligjitë populiste të Edi Ramës, ose edhe të atyre që vijnë pas tij), potencialin për të krijuar sfida domethënëse në lidhje me rritjen ekonomike dhe tregjet, veçanërisht, me pasojat ekonomike të tyre.

Pra, kur shohim prej shumë vitesh të Qeverisë Rama 1 dhe Rama 2 në vazhdim se:

* akumulimi i borxhit u rrit mjaft shpejt;

* pamë rënien e sasisë dhe cilësisë së huadhënies;

* presionet inflacioniste kanë qenë inkubatore (ende askush nuk çfarë do të “pjellin” ato),

* përqindja e klëmbimit ka qenë e mbivlesuar dhe ka dëmtuar eksportuesit (dëshmuar nga deklaratat e shoqatave të fasonistëve herë pas here),

tregon se “muzika e Qeverisë ka qenë dhe mbetet me nota tepër të larta si dhe vallzimi, po ashtu, në hare të plotë dhe, në këto kushte, asnjë nuk ka mundësi t’i dëgjojë “zilet e alarmit”.

Shikoni se çfarë është bërë o analistë, kolegë, akademikë e ku e di unë çfarë jeni!

Është premtuar mjeksi pa pagesë, përgjigja ka qenë konçension me paratë e tatimeve dhe taksave të qytetarit.

As më shumë dhe as më pak: konçensione në emër të popullit por për interes të “elitës oligarkike.”.

Rasti i lojrave të fatit, është një prej dukurive më të forta të populizmit ekonomik.

Të ngacmojmë ndjenjat e të humburve në lojrat e fatit, ta lemë fukaranë të mendojë se kjo ideologji populiste do ta shpëtojë nga një hall (natyrisht, jo nga halli i varfërisë që Kryeministri Rama e di se “paga 180, 200, 280, 300 mijë lekë të vjetër nuk janë për një jetesë të mirë”), por mbasi të jetë fashitur (me bindje për një kohë të shkurtër kjo gërricje e fukarallëkut dhe si të ketë marrë dhenë shpejt “horrllëku në të zezë”, do të ndërhyjë “përsëri” Qeveria Rama “me shpresë të bixhozit”, për ta pëqendruar në duart e Qeverisë me një konçension – monopol.

URRAAAA!

A është ky paragrafi i mësipërm një paragjykim/hamendje dhe, mos më keq, një një … ?!

Po i përgjigjem me aq sa mundem dhe me aq sa di (nëse të tjerët dijnë më shumë le të shkruajnë) se:

Pakënaqësia e madhe për kontrollet institucionale zgjerohet në ekonomi, ku ushtrimi I kontrollit të plotë “në interest ë popullit”, nënkupton se nuk do të vendosen pengesa në mënyrën e tyre nga agjensitë e “pavarura” rregullatore, nga Banka e Shqipërisë, ose rregulla të tjera të tregut të lirë.

Si përfundim:

Populizmi politik i Edi Ramës (po i bëj nder me këtë mendim/hamendje ndoshta) duhet shmangu me çdo kosto, edhe pse populizmi ekonomik i deklamuar prej tij është një maskë që nuk mund ta gjesh në asnjë prej “karnavaleve” të këtyre viteve të demokracisë iliberale në Shqipëri.

Me Zotin Alfred Lela nuk pajtohem “në formë” me fjalën “estradë – përdorur në kohën e PP – së”, për arsye se fjala “karnavale” ka më shumë vlerë në kuptimin e politikave ekonomike populiste.

Me këtë rast më kujtohen vargjet e një valleja të kërcyer të Shipërisë së Mesme, që lindi në kohën e populizmit ekonomik të hekurudhës Durrës – Tiranë:

“Ku të ka lala mi kaçatorre,

Shkon e vejnpër gjsmë ore,

Share: