Home KRYESORE Publikohen të dhënat alarmante: Pesë fëmijë vdesin çdo minutë nga uria!

Publikohen të dhënat alarmante: Pesë fëmijë vdesin çdo minutë nga uria!

Çdo ditë në botë ndahen nga jeta 7.000 fëmijë nën 5 vjeç për shkaqe të lidhura me kequshqimin. E thënë ndryshe, çdo minutë humbasim nga 5 fëmijë.

Të dhënat alarmante vijnë nga organizata “Save the Children”, e cila ka ndërmarrë një fushatë globale nën sloganin “Deri te fëmija i fundit”. Kjo fushatë ka si qellim mbrojtjen e minorenëve në vende të goditura nga thatësira, varfëria, konfliktet dhe dhuna në të cilat mungon ushqimi, uji i pijshëm dhe kurat mjekësore.

Fushata e “Save the Children” ka si qëllim të shpëtojë fëmijët që vuajnë nga kequshqimi dhe mbajtjen nën vëzhgim të një vrasësi të heshtur dhe shkatërrimtar, që kontribuon në mënyrë vendimtare te vdekja e rreth gjysmës së 5.4 milionë minorenëve nën 5 vjeç, të cilët çdo vit në nivel global humbin jetën për shkak të sëmundjeve lehtësisht të kurueshme dhe të parandalueshme.

Sipas të dhënave, një minoren në 4 të tillë, ose 151 milionë fëmijë rezultojnë të kequshqyer kronikë dhe rrezikojnë vonesa të forta në rritje, si nga pikëpamja fizike, ashtu edhe nga ajo njohëse.

Numri i personave që vuajnë nga keq ushqimi dhe pasiguria ushqimore është rritur, duke shkuar nga 804 milionë në vitin 2016, në 821 milionë në vitin 2017.


360grade.al

Share: