Home KRYESORE Salianji nxjerr përgjimet për Taulant Ballën: “Si u fabrikua aktori” (faksimile)

Salianji nxjerr përgjimet për Taulant Ballën: “Si u fabrikua aktori” (faksimile)

Deputeti demokrat, që ditët e fundit ka qenë protagonist i skenës politike Ervin Salianji ka publikuar disa dokumente të prokurorisë së Përgjithshme me përgjime.

Duke iu referuar çështjes “Babale” dhe videos së Fredi Alizotit, ai thotë se i gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin.

Në dokumentet e publikuara nga Salianji flitet për bisedat mes Alizotit dhe drejtorit të policisë Fier, ku përmendet emri i deputetit të PS Taulant Balla, për të cilin Alizoti në video thoshte se ishte takuar para prokurorisë ku kishte dhënë dëshminë se kishte qenë ai që kishte imtuar Agron Xhafaj.

Në transkriptin e përgjimit të Prokurorisë, sipas Salianjit Drejtori i Policisë së Fierit përmend disa herë “Taulantin” dhe “shokun nga Librazhdi”.

“XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr. cel +091 flet me drejtorin e policisë Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund t’i shohë vete dokumentet zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumente zyrtare

Deri tani kemi parë shumë pak”, shkruan Salianji.

Share: