Home KRYESORE Si nisi lufta në lokal për këngëtaren dhe kush ishte biznesmeni që...

Si nisi lufta në lokal për këngëtaren dhe kush ishte biznesmeni që e shoqëronte?

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares së njohur në Shqipëri, Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘Neës 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martianj me Laert Haton.

Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.

Një burim nga policia tha se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares, i cili është biznesmeni Ervin Mata, një emër jo shumë i njohur deri nnë mbrëmjen e djeshme.

Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.

Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala qe fillimisht hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.

Vrasje e porositur për Martinin?

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme ish Bllokun, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Burime për Fax Neës bëjnë të ditur se pista kryesore e ngjarjes së djeshme është një atentat i porositur ndaj Ervis Martinajt.

Sipas burimeve për Fax News atentati është porositur nga një shtetas shqiptar, me banim jashtë i cili ka patur konflikt me Ervis Martinajn. Raportohet se konflikti dhe kërcënimet, kanë nisur disa javë më parë.

Ndërkohë që policia ka thirrur pas ngjarjes dhe këngëtaren Elvana Gjata. Burime bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje këngëtarja ka qenë e tensionuar. Prokuroria ka marrë në pyetje këngëtaren për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale. Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve është ekspert i përdorimit të armëve. Në orët në vijim pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një mjet motorik që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.

Mjeti motorik i sekuestruar dyshohet se ka transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit, dhe ende nuk ka burime të sigurta nëse në ngjarje ka qenë një apo më shumë autorë. Derimë tani ka rreth 20 persona të shoqëruar.

Nga atentati i djeshëm mbeti viktimë Fabiol Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn, ndërsa lëndime ka marrë dhe pronari i lokalit, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat./RD

Share: