Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Fistikët mbrojnë zemrën dhe format fizike

Sugjerimet e Shijes: Fistikët mbrojnë zemrën dhe format fizike

Studimi i një grupi në SHBA ekzaminoi 52 persona me disa “kile të tepërta”. I ndarë në dy grupe, të parit iu dha një dietë e shëndetshme dhe e balancuar për një periudhë 3 mujore që përfshinte konsumimin e 70 kokrra fistikë, që korrespondon me 250 kalori. Grupit të dytë, me një dietë të njëjtë me të parin, por në vend të fistikëve iu dha brezel me një total prej 240 kalorish (60 gram). Studimi kishte për qëllim të vlerësonte ndikimin e yndyrave të ndryshme në dietë. Si fistikët dhe brezel, përmbajnë një sasi të mjaftueshme yndyre. Edhe se brezel përmbajnë më pak kalori, ndikimi mbi njerëzit e testuar ishte më i lartë tek ata që kishin ngrënë fistikë.

Rezultatet e marra nga studiuesit në SHBA, shton një tjetër hap të vogël por të rëndësishëm në përfitimet e dobishme të fistikëve. Përveç kësaj për të mbrojtur zemrën dhe linjat, ky frut është i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve të tillë si isoflavone. Këto molekula janë në gjendje për të luftuar formimin e radikaleve të lira dhe kështu mbrojnë trupin tonë nga plakja qelizore.

Fistiku, drufrutori që prodhon stikat, është i përhapur dhe kultivohet në vende me klimë të nxehtë e të thatë. në vendet afër nesh kultivohet në Greqi dhe në Italinë e jugut. Prodhues të mëdhenj të stikave janë irani, Afganistani, Siria dhe Turqia. Frutat janë të veshura me guackë dhe ngjajnë si bajame të vogëla. Pas vjeljes dhe tharjes,zhyten në ujë të kripur dhe më pas piqen. Pas këtij veprimi, guackat në majë hapen dhe shqiten lehtësisht. Thelpi është i veshur me një cipë të hollë të kuqërremtë, tuli ka ngjyrë lehtësisht të gjelbër ose të verdhë në varësi nga lloji.

Thelpinjtë janë të pasura dhe me vlera ushqimore që të shprehura në përqind arrijnë: vaji 56-60, proteinat 18-23, sheqernat 15-17, përmban kripra minerale të kalciumit, fosforit, potasit etj si dhe vitamina A,B dhe E. konsumi i 100 gr. Stikave i jep organizmit mbi 600 kalori.

Stikat që u ofrohen klientëve në dyqanet Neranxi, janë nga më të mirat, të cilsisë së parë, të importuara nga Irani që është lider botëror i prodhimit te tyre.

Share: