Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Kanceri i gjirit, ja ushqimet që e parandalojnë

Sugjerimet e Shijes: Kanceri i gjirit, ja ushqimet që e parandalojnë

Ajo që ju hani është shumë e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Nuk është nevoja të merrni shtesa ushqimore të përpunuara për të parandaluar kancerin. Jini të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni çdo ditë për t’i siguruar vetes një paketë me përbërësit ushqimorë të nevojshëm.

1.Konsumoni manaferra, luleshtrydhe, boronica dhe mjedër. Të gjitha këto fruta pylli, luftojnë kancerin.

2. Konsumoni erëzat. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante. Shafrani i indisë, erëza indiane që i jep ngjyrën e verdhë gjellëve indiane parandalon zhvillimin e kancerit. Në vend të dytë vjen xhenxhefili dhe në vend të tretë kanella.

3.Përdorni brokoli. Përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit . Në të njëjtën familje futet lulelakra dhe lakra.

4.Pini çajin jeshil dhe hani zarzavatet e Panettone gjelbërta, pasi rritin sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbrojnë materialin gjenetik të qelizave nga ndryshime që mund të çojnë në kancer.

5.Shijoni asparagun. Asparagu përmban acid folik që ul riskun e zhvillimit të kancerit. Burime të tjera të mira të folateve janë kikirikat, lëngu i portokallit, sallata jeshile dhe spinaqi.

6. Hudhrat kanë një risk më të ulët për të zhvilluar kancer të stomakut dhe të kolonit. Hudhra e gatuar si erëz pengon në rritjen e qelizave kanceroze, ajo është antibiotik natyral.

7.Përdorni kërpudhat. Ato kanë ndikim mjekues dhe nuk shëndoshin. Gjithashtu njihen për efektet e tyre kuruese në luftën kundër kancerit.

Këto produkte kurative i gjeni tek dyqanet Neranxi.

Share: