Home KRYESORE ‘Të vërtetën e di unë’, Xhisiela braktis studion e ‘Opinion’

‘Të vërtetën e di unë’, Xhisiela braktis studion e ‘Opinion’

Xhisiela Maloku, vajza e përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së nuk ka pranuar të qëndrojë më gjatë në studion e emisionit ‘Opinion’ dhe pasi qendroi pak minuta duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo la studion qe me te drejte nuk e përballonte dot debatin me gazetarët, të cilet i kërkonin asaj të gjente forcë të dëshmonte të vërtetën dhe jo të ishte peng i dhunës.

“Të vërtetën e di unë, do ta them atje ku duhet. Kjo është dalja e fundit publike imja”, tha 25-vjeçarja dhe u largua, ndërkohë qe paralelisht në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, transmetohej intervista që ajo kishte dhëne per ate kanal televiziv.

Share: