Home KRYESORE Udhët’’, një emision i leckosur që la udhëve shumë dilema e paqartësi

Udhët’’, një emision i leckosur që la udhëve shumë dilema e paqartësi

(Reagim ndaj autorëve dhe ideatorëve të emisionit ‘’Udhëve’’, emetuar të premten, 12 tetor, në të cilin duhej të prezantohet e vërteta rreth trashëgimisë familjare të Hasan Prishtinës, por në fakt në vend të kësaj u prezantua skenari i izolimit tim nga kjo trashëgimi. RTK si transmetues publik pë ti ikur ballafaqumit me mua në gjyq, ka afat një javë që ta rimontojë këtë emision dhe të ritransmetojë pjesë të deklaratave të mia që ia dhash gazetarit Demaku (të cilat nuk u përfshinë në eimision), që dëshmojnë jo vetëm lidhjen time familjare me Hasan Prishtinën, por dhe faktin se unë kam kërkuar krahasim gjenetik të hapur e transparent dhe publik, që do të rikonfirmonte gjenealogjinë time të përbashkët me Hasan Prishtinën)

Nga Mehmet PRISHTINA

Prishtinë, 13 tetor – Në emisionin ‘’Udhët’’ e RTK, të emetuar mbrëmë (12 tetor), i preteneduar si hulumtues, pati gjithçka, vetëm hulumtim jo. Ky emision ishte sajuar, jo për të ndriçuar fakte të panjohura nga trashëgimia familjare e Hasan Prishtinës, por për të përmbysur një realitet që nuk po i shkon për shtati strukturave e segmenteve të caktuara të shoqërisë e institucioneve tona. Dhe cak i kësaj përmbysjeje isha unë, Mehmet Prishtina, hiq më pak, as hiq më shumë, veç se një trashëgimtar shpirtëror i kolosit Hasan Prishtina, kurse për fat të keq, në shërbim të deformimit të këtij realitetit u vu edhe RTK, konkretisht programi dokumentar i këtij transmetuesi publik, me emisionin ‘’Udhët’’.

Ndonëse i emërtuar me një sigël mjaft simbolike dhe domethënëse, ky emision edhe pse kishte marrë udhë të mbërrij dikund, kishte mbetë në batak, i leckosur e kafshuar nga dhëmbët e cenzurës, për shkak të qëllimit dhe metodave joporofesionale që përdori për të paraqitur një realitet të njëanshëm, ku qëllimi paska qenë të izolohem unë nga përpjekja për të qenë trashëgimtar familjar i Hasan Prishtinës.

Pas emetimit të emisionit u habita se deri ku mund të shkojë përpjekja qyqare e pseduogazetarisë sonë televizive, e identifikuar me fytyrën e gjoja gazetarit Demaku, autores Ramize Murtezi Shala dhe drejtuesve të RTK, në krye me drejtorin e përgjithshëm Mentor Shala, e cila në vend se ti transmetonte si pjesë integrale të emisionit dëshmitë e mia të plota, ato çuditërisht, shkurtohen dhe selektohen në montim, duke dashur që publikut t’ia prezantojnë një protagonist (M.P) që kot pretendon se është trashëgimtar familjar i Hasan Prishtinës, por në fakt, sipas ideatorëve të emisionit (brenda dhe jashtë RTK-së), tjetër kush po deshka të jetë trashëgimtar i tij.

Si duket, ideatorët e emisionit ‘’Udhët’’ më tepër qenkan lodhur të mohojnë Mehmet Prishtinën si trashëgimtar i Hasan Prishtinës, se sa të hulumtojnë vërtetë pemën gjenealogjike të kësaj familje, ku gjithsesi nuk jam vetëm unë, por edhe pretendët tjerë, të cilët në emisionin e leckosur të RTK u prezantuan me pompozitet të paparë se vetëm ata dhe askush kanë monopol mbi Hasan Prishtinën (!)

Ata, pretendentët, të cilët unë asnjëherë nuk i kam mohuar, në vend se të tregonin ndonjë detaj që do të ndriçonte lidhjen e tyre me Hasan Prishtinën, edhe pse në fakt kurrë nuk arritën të japin kurrfarë detaji, as tash, as në të kaluarën, ata ishin prorositur që të merren me mua, konkretisht të ma mohojnë të drejtën të jem edhe unë pasardhës i Hasan Prishtinës, një mund ky që do t’iu shkoj huq tash e 1000 vite.

A është e mundur kaq poshtë të bien ata që pretendojnë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës dhe a janë të vetëdijshëm se sa dëm i bëjnë kësaj figure madhore të kombit, duke u futur në lojërat e tejdukshme të politikës, dhe në shërbim të gjithë atyre që po mundohen të mohojnë kauzën që na e la amanet kolosi Hasan Prishtina.

Po i pyes publikisht edhe njëherë gjithë këta mohues: Çka po iu pengon puna ime, aktivitetet e mia, angazhimet e mia dhe, fundi i fundit, financat e mia, që po i vë në shërbim të kauzës së pambaruar të Hasan Prishtinës?

Nëse këta mohues në të kaluarën kishin edhe frigë t’ia përmendnin emrin Hasan Prishtinës (siç është rasti me Hakan Berishën dhe djemtë e tij), si është e mundur që të njejtit tash u zgjuan prej gjumit dhe punën e parë që bëjnë është të merren me mua, ndonëse ata të shkretit nuk e dinë se pse e bëjnë këtë, nuk e dijnë se ata janë figurantë të një skenari të tjetër kujt. Të një skenari që duhet ta paraqes figurën e Hasan Prishtinës me disa trashëgimtar të përçarë, të cilët gjoja po grinden për pasurinë e tij, kurse të lihet nën hije dhe, mundësisht, t’i mbyllet goja krejt, njëfar Mehmet Prishtinës (siç më quajnë ata), i cili, i vetëm, po mundohet të përtërijë kauzën e pambaruar të kolosit Hasan Prishina, përmes aktiviteteve simbolike në shikim të parë (përurimi i shtatoreve, organizimi i konferencave shkencore, botimi i librave e monografive, kontaktet dhe komunikimet me personalitete shkencore e publike), por shumë domethënëse për mbamendjen kolektive të popullit tonë.

A e kanë pyetur veten ndonjëherë këta burra, sidomos Hakan Berisha, se çka ndodhi me ta, si është e mundur që ata u transformuan ka shpejt dhe e ndryshuan qëndrimin ndaj meje, kush ndikoi te ta, pse po e bëjnë këtë fushatë kundër meje?

Këtë pyetje mund ta bëjnë edhe shikuesit e emisionit të leckosur ‘’Udhët’’, të cilët nga kurreshtja mund të interesohen se pse gjithë ky mobilizim kundër Mehmet Prishtinës, i cili kurrfarë krimi s’po bën, përpos që po vendosë nga një gurë të vogël në këshjellën e pambaruar kombëtare të Hasan Prishtinës. Mirëpo, shikuesit mbetën të privuar nga informimi i drejt sepse ideatorët e emisionit të leckosur janë kujdesur fort që figura ime të del e pa plotë, e njëanshme, madje edhe jo e qartë, ndërkohë që pretendentët tjerë të prezantohen si njerëz shumë të afërt të Hasan Prishtinës dhe ata madje do të bënin edhe shumë më shumë për këtë figurë kombëtare, por ja që spo i lejoka njëfar Mehmet Prishina (!). Hajde mjerim, hajde!

Kujt i shërben kjo përdorje kaq vulgare e transmetuesit publik- RTK-së, dhe cila është ajo dorë profesionale që guxon të nënshkruajë një emision të tillë qëllimkeq, kur është ditur paraprakisht se cili ka qenë në fakt funksioni i vërtetë i këtij emisioni?

A është e mundur të mos e ketë ditur këtë gazetari Hysni Demaku, i cili ishte shumë insistues në tre muajt e fundit në kërkesat e tija që unë të jem bashkëbisedues i emisionit të tij dhe si ndjehet ky gazetar i mjerë pas emtemit të emisionit, ku kanë ngelë të paemetuara pjesët më domethënëse që zbërthejnë jo vetëm lidhjen time me Hasan Prishtinën, por dhe faktin se unë kam kërkuar krahasim gjenetik të hapur e transparent dhe publik. A do të ketë guximin profesional gazetari Demaku që të shkojë në redaksi dhe të kërkojë llogari nga eprorët e tij se pse emioni i tij u sakatos në këtë mënyrë kaq skandaloze. A do ti interesoj atij të dijë se pse mbeti e paemetuar deklarata ime në të cilën kam sqaruar detaje që lidhen me raportet e mija me disa nga pretendentët e trashëgimisë, siç ëshë plaku Hakan Berisha, një figurë kontraverze të clit unë i kisha ndihmuar privatisht në rregullimin e disa problemeve në qytetin ku ai banon (për të cilat ai dhe djemtë e tij e dinë shumë mirë se për çka po flas), përfshi edhe rregullimin e pasaportës, me të cilën ai udhëtoi bashkë mua në Shkup, më 12 gusht 2012, në përurimin e shtatores së Hasan Prishtinës. Hakani deri në atë moment më qaunte ‘’kushë’’ dhe më ishte faleminderuar disa herë se vetëm unë po bëj diçka për Hasan Prishtinën, mirëpo pas një kohe ai ndryshoi, thejshtë tash atë dhe djemtë e tij nuk po i njoh më. Se pse e kan ndryshuar qëndrimin ndaj meje, ata e dijnë më së miri, por nuk është korrekte dhe e hijshme që të bëhen horë para dynjasë, duke u bërë kështu instrument në duart e skenaristëve të tjerë.

Gjoja gazetarit Hysni Demaku gjithashtu do ti interesoj të dijë se pse u cenzurua deklarata ime në të cilën unë kisha kërkuar të deklarohen edhe pjesëtarë tjerë të familjes Aliuka, sepse edhe ata kanë çka të thonë për lidhjet familjare me Hasan Prishinën. Pastaj atij do ti intresoj të dijë edhe për deklaratën time me të cilën unë kisha sqaruar se pema gjenealogjike ishte botuar në mongrafinë e babait tim, Feriz Aliuka.
Pse u cenzuruan edhe disa deklarata të tjera, për të cilat gjoja gazetari Demaku do të duhej të interesohet dhe të këkojë sqarime plotësuse nga eprorët e tij?

Ekziston një mundësi që RTK t’i ikë ballafaqimit me mua në gjyq, me akuzën se ekziston një tendencë e hapur e tyre për të shtrembëruar realitetin, duke shkurtuar në montazhë pjesë të deklarateva të mia, të cilat nuk do ti shkonin për shtati ideatorëve të fushatës kundër meje. Dhe kjo mundësi është ta ritransmetojnë emisionin e njejtë, por me një libër tjetër montazhi, ku do të përfshiheshin pikërisht ato pjesë ku unë hedhë dritë me fakte mbi gjenealogjinë e pakontestueshme të përbashkët timen me Hasan Prishtinën.

RTK ka një javë afat ta rimontojë dhe riemetojë këtë emision. Nëse nuk e bën këtë, atëherë e zbulon vetveten si bashkëpjemarrëse të një komploti, kurse unë përmes ekspertizave juridike e profesionale do të dëshmojë se kjo mënyrë e sajimit të këtij emisioni ka qenë në funksion të një fushate kundër gjithë atyre që vetëm me punë dhe me asgjë tjetër po konfirmojnë se janë pinjoll të Hasan Prishtinës. Sigurisht që gjyqit do t’ia prezantoj të gjtha faktet dhe dëshmitë tjera që flasin për prapavinë e kësaj cenzure morbide që ushtrohet në RTK, ku cak i goditjes janë personat dhe grupet e interesit që mund të mos jenë në valë të njejta me politikën e ditës.

Shikuesit e RTK përmes këtij procesi gjyqësor do ta kuptojnë se ku shkojnë taksat e tyre dhe pse RTK ka heqë dorë aq lehtë nga parimet profesionale të gazetarisë dhe është futur në ujërat e errëta të politikës që nuk paraqesin kurrfar interesi publik.

Share: