Home KRYESORE VIDEO/ Dalin pamjet e momentit të arrestimit të vrasësit të 3-fishtë në...

VIDEO/ Dalin pamjet e momentit të arrestimit të vrasësit të 3-fishtë në Mat

Zbulohen pamjet e arrestimit të autorit të masakrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, sot në Mat. Autori, Kujtim Koxha, u prangos 2 orë pas krimit, në një urë pranë zonës së Burgajetit.

Sipas burimeve zyrtare 51-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./LAPSI.al

Lojtës Videosh

Share: