Home KRYESORE Vrau 2 dhe plagosi 2 punonjës të bashkisë

Vrau 2 dhe plagosi 2 punonjës të bashkisë

(Autori i krimit)

Ka shkuar në dy numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.

Policia bën me dije se shtetasi M.H, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër E.A nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar.

Të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit A.H, dhe H.B.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna armësh./Opinion.al

Share: