Home KRYESORE Aksidenti tragjik në Korçë, babë e bijë përplasen për vdekje teksa ecnin...

Aksidenti tragjik në Korçë, babë e bijë përplasen për vdekje teksa ecnin në trotuar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën.

Ata janë babë e bijë, Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha. Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy personave që po ecnin në trotuar.

Ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Share: