Home KRYESORE Basha:Presidenti verifikon nëse Lleshi është agjent i shërbimeve të huaja

Basha:Presidenti verifikon nëse Lleshi është agjent i shërbimeve të huaja

“Politikisht nuk ka rëndësi së kush do të vijë Ministër i Brendshëm.

I gjithë debati ekspozon mungesën e institucioneve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues.

Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “Real Story”.

Ai theksoi se për sa kohë ministri duhet të dekretohet nga presidenti, nuk ka dyshim që “presidenti ka kompetenca kushtetuese substancive për të verifikuar p.sh se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar”.

“Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi. Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferën e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun”, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha./Opinion.al

Share: