Home KRYESORE Berisha flet me emra: Xhafaj kërkoi ‘të kafshojë’ 3 ministra ndaj u...

Berisha flet me emra: Xhafaj kërkoi ‘të kafshojë’ 3 ministra ndaj u largua

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, deklaroi sonte se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar me segmente të krimit të organizuar.

Berisha per pergjimet qe disponon opozita

Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka. Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale. Nuk kam dijeni kur do bëhen publike.

Opozita ka dhënë kontribut të madh. N.q.s Tahiri është ai që është sot, është opozita ajo që vite para damkosjes nga drejtësia e damkosi si kryetar të bandës së Habilajve. Por ende nuk ka arritur të shkulë kreun e Meduzës, kallam dështakun Edi Rama.

Berisha per perplasjen Rama-Meta per ministrin e Brendshem:

“Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai (Lleshi) duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Sandër Lleshi, në thyerje të nenit 186 të Kushtetutës, ka marrë përsipër detyra të tjera, çka kushtetuta ia ndalon ushtarakut aktiv, jo në rezervë. Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor në shkelje të kushtetutës, ka paditur presidentin e Republikës për dekretimin e tij, në një kohë kur kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në vitin 2002 se nuk mund të trajtohen në gjykatë, dekretet e presidentit. Mafiozët e kryeministrit, e kanë bindur gjeneralin që të paditë presidentin dhe të gjejë 2-3 gjyqtarë që t’i japin të drejta që nuk i takojnë. Ai dërgoi propozimin e Ramës për heqjen e spaletave, por faktikisht u emërua ministër në rrafshin moral si një kufomë e pakallur. Ky është vlerësimi im. Formalisht u respektua kushtetuta.

Presidenti veproi në kushte in-extremis, por veproi në kushte kur e vendosën në kushte më in-extremis. I kërkuan të dekretojë një ministër në dhunim të Kushtetutës. Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën. U tregua luajal me germën e kushtetutës, e dekretoi, në rrafshin moral, ai s’meritonte të dekretohej. Ishte një delikuent në raport me kushtetutën, kishte mbajtur funksione të tjera, që neni 186 i Kushtetutës e pengonte. Paditi presidentin për interesa personale.

Berisha tha se Xhafaj u largua se kërkoi “të kafshonte” ministrat Gjiknuri, Klosi e Ahmetaj, dhe se mesazhi për largimin e tij ishte i qartë.

“Kërkoi të kafshonte Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn. Këta janë me lidhje shumë të forta me krimin. Ishte Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhej. Këta ishin ushtarë, gjeneral ishte Gjushi, Damian Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj. Ajo është dosje e tmerrshme dhe këta janë gjeneralë. Ata u asgjësuan, ku janë prokurorët që përgatitën atë dosje?

Janë operacione fasadë. Mos harro se filloi lirimi i të arrestuarve, u liruan deputetët. Çuko zbatonte çdo urdhër të Avdylajve dhe bandave me radhë. Në këtë aspekt, ajo u bë më shumë fasadë. “Ky ju arrestoi vërtetë, por unë e qërrova”, ky ishte mesazhi me largimin e Xhafajt. Narko policia nuk mund ta luftojë krimin. Problemi kryesor janë lidhjet e Ramës me krimin. Në këtë zyrë kam patur një ambasador shumë të rëndësishëm, më tha që do arrestohej Gjushi, i thashë: Ambasador, keni dëgjuar ndonjëherë të arrestohet gjysma e një njeriu?

Gjushi është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është Ahmetaj. Gjushi është i lidhur me 1 mijë fije me emërime të diktuara nga bandat”, u shpreh Berisha.

Share: