Home KRYESORE Berisha zbulon bisedën me Bashën në 2013: Për çfarë do bashkëpunonim me...

Berisha zbulon bisedën me Bashën në 2013: Për çfarë do bashkëpunonim me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer ditën e sotme bisedën që ka bërë me kreun e PD, Lulzim Basha pas fitores së Ramës në vitin 2013.

Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit.

“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimirt në BE. Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament. “Ty të amnistuan shqiptarët”. Unë ja dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë nëse ti këput ato lodhje do ti shërbesh vendit tënd, por nëse i mban lidhjet do i bësh gjëmën Shqipërisë”, tha Berisha në një intervistë në emisionin Debati në Channel One.

Sa i takon drejtimit të PD nga Basha, Berisha tha se me zgjedhjen e Bashës ndryshoi edhe gjenerata.

“Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata. Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit”, u shpreh ish-kryeministri./OraNews.tv

Share: