Home KRYESORE Berisha:Policia hesht! Ja e kujt është sasia prej 1ton drogë në Qafë-Thanë

Berisha:Policia hesht! Ja e kujt është sasia prej 1ton drogë në Qafë-Thanë

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në facebook, thotë se droga e kapur në Qafë Thanë është e Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, ndaj edhe policia po hesht. Berisha i referohet denoncimit të një qytetari dhe shkruan:

“Droga mbi 1 ton e kapur ne Qafe Thane eshte e Partise
Don Lala ne tave!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr.Berisha!
Sipas nje informacioni qe me dha nje oficer policie ne Elbasan me konfirmon qe droga ne furgon ishte mbi nje ton,dhe dyshimet e para jane se i perket njerzeve te Lales(Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bene nje deklrate zyrtare!,gjithsesi mund ta verifikoni per me gjere kete ceshtje!”

Furgoni me drogë

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar paraditen e të mërkurës pranë pikës kufitare të Qafë Thanës. Lënda narkotike po transportohej në një furgon mallrash me targa AA 356 NA, ndërsa në pranga mësohet se janë vënë disa persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Furgoni që transportonte drogën rezulton në pronësi të një kompanie biznesi me qendër në Fier.
Strukturat e rendit janë vënë në lëvizje pas një informacioni të rezervuar nga Antidroga, duke bërë bllokimin e mjetit në ecje e sipër në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Pas bllokimit, furgoni bashkë me sasinë e lëndës narkotike është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen, pasi mësohet se vazhdon peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar e cila mendohet se është 1 ton./Opinion.al

Share: