Home KRYESORE Dekretimi i ministrit, Rama: Nuk mbaron me kaq… cfare po paralajmeron kryeministri?

Dekretimi i ministrit, Rama: Nuk mbaron me kaq… cfare po paralajmeron kryeministri?

Edi Rama ka reaguar në “Twitter” për vendimet e fundit të maxhorancës, si miratimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, edhe emërimin e Sandër Lleshit zëvendës ministër të Brendshëm.

Por kryeministri shkruan se nuk mbaron me kaq dhe paralajmëron se për më shumë detaje do të flas në Kuvend ditën e nesërme në orën 10:00.

Rama Tw

Kryeministri Rama është takuar paraditen e djeshme me Presidentin Meta, i cili nuk e dekretoi Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm. Por edhe pas refuzimit, Rama nuk ka hequr dorë nga emërimi i Lleshit në një formë tjetër. Kryeministria njoftoi dje pas takimit Rama-Meta se “me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”. /lapsi.al

Share: