Home KRYESORE Die Presse: I forti i Tiranës Edi Rama miqësi me Erdoganin në...

Die Presse: I forti i Tiranës Edi Rama miqësi me Erdoganin në kurriz të BE

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga. “Njeriu i fortë” i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”. Kështu shkruan e përditshmja austriake “Die Presse”. Analisti Karl-Peter Schwarz shkruan ndër të tjera se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Pjesë nga shkrimi i “Die Presse”

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. Socialist i fuqishëm i Tiranës Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet nga BE. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll partitë muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin New York-ut.

Në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur./Opinion.al

SHKRIMI NE ORIGJINAL

Share: