Home KRYESORE Fevziu: Thonë se ke ‘dobësi’ për Erion Velinë? Ja si përgjigjet Meta

Fevziu: Thonë se ke ‘dobësi’ për Erion Velinë? Ja si përgjigjet Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten, është shprehur në lidhje me raportet personale me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu se çfarë raportesh ka me Erion Veliaj, Meta tha se ka raporte korrekte dhe një bashkëpunim institucional.

Pjesa e plotë:

Fevziu: Thonë që ju keni një dobësi – po e quaj në thonjëza “dobësi”, – për Erion Velinë. A është e vërtetë?

Meta: Se çfarë thonë, nuk e di.

Fevziu: Unë e kam për detyrë t’ju them ato që thonë.

Meta: Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional.

Fevziu: Përtej institucionalit, a mendoni se është duke punuar mëmirë apo keni një raport më të afërt me të se sa me Kryeministrin?

Meta: Këtë e gjykojnë qytetarët. Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive. Për çështjet e tjera le të gjykojnë qytetarët, nuk është e drejta ime.

Share: