Home KRYESORE HISTORI DHE DASHURI NE NJE KRYEVEPER

HISTORI DHE DASHURI NE NJE KRYEVEPER

“Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia” pikturë e vitit 1848, kryevepra e mjeshtrit gjerman i penelit, Paul Emil Jacobs

Nga Albert Vataj

“Ali Pasha dhe Keyra Vasiliqia” pikturë e vitit 1848, realizuar nga mjeshtri gjerman i penelit, Paul Emil Jacobs, i cili u lind më 20 gusht 1802 dhe vdiq më 6 janar 1866.

I famshmi Ali Pash Tepelena në këtë punë u përshkrua nga Jacobs në një moment intimiteti dhe relaksi me të preferuarën e tij, Keyra Vasiliqia. Përmes pushtetit të ngjyrave të ndezura dhe dritës, piktori e përcjell këtë moment në atë lartësi, të cilën ai e ka përftuar nga bëmat, buja dhe shkrimet e ndryshme që ai ka përcjellë për të krijuar atë përfytyrim për dashurinë, pushtetin dhe hiret që bashkëshkrihen në këtë marrëdhënie. Nga shumë piktorë që e trajtuan këtë figurë historike, Paul Emil Jacobs, e ka jetësuar më me shumë përafri të asaj që përfaqësonte Ali Pashë Tepelena.

Ali Pash Tepelene mbetet një personazh shumë i lakmuar nga piktorë, poetë, shkrimtarë, historianë dhe kronistë të kohës, shumë prej të cilëve e njohën dhe e takuan Pashain e Janinës dhe bartin nga ai karakteristikat e një udhëheqësi të rrafinuar, luftëtari të paepur, zedhtari intrigash dhe hakmarrjesh, që e jetësuan në shumë sendërgjime artistike.

Paul Emil Jacobs duket se e ka jetësuar në këtë pikturë, ndoshta më të afërt nga gjithë përfytyrimet e mëhershme dhe të mëvonshme figurën e Ali Pashë Tepelenës. Tiparet fizike, të ashpra, përqëndrimi dhe vëmëndja edhe në momentet intime, janë dëshmi e situatave gjithnjë kërcënuese në të cilat ai jetoi.

Një detaj shumë interesant i pikturës së gjermanit të apasionuar pas tematikave orjentale, Paul Emil Jacobs, është edhe pozicioni i duarve; e majta ka shternguar shpaten në një tendosje aksioni, ndërsa dora e djathtë rrethon belin e të dashurës së tij, për tu blatuar mbi vithet e saj. Keyra Vasiliqia lajkaton Pshain, ndërkohë që gjoksi i saj i djathtë qëllimisht është zbuluar për ta shndërruan në një moment joshjeje.

Në sfond një shpaloset një ambient mondan, shatërvan dhe ambiente të sarajeve të Pashait të Janinës, dëshmi kjo e statusit dhe pozitës së lartë në shoqërinë e kohës. Gjithçka në këtë pikturë është detaj i historisë së Ali Pashë Tepelenës, e bëmave dhe bujës e të cilit ishte dhe mbeti një histori e shumëdebatuar dhe mjaft me ndikim.

Share: