Home KRYESORE Horoskopi, 17 nëntor 2018

Horoskopi, 17 nëntor 2018

Dashi

Në morinë e yjeve që keni në shenjën tuaj, do të jetë Merkuri ai që do të dalë mbi të tjerët e do sjellë momente relaksi për ju. Por kujdes, se problemi juaj mbeten sërish shpenzimet.

Demi

Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm, i cili pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.

Binjakët

Me hyrjen e Merkurit në shenjë, i cili do të mbështesë Jupiterin dhe Merkurin, nuk ka se si të mos jetë një ditë e favorshme për shumë prej jush. Kujdes, sepse mund të bini në konfuzion.

Gaforrja

Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Merkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mundtë sjellë momente melankolie.

Luani

“Prurësi i lajmeve të mira” Merkuri, është në shenjën tuaj prandaj është e tepërt t’ju thuhet se vetëm “sihariqi” nuk do të mungojë. Një propozim i papritur ju bën të mendoheni shumë.

Virgjëresha

Marsi dhe Urani, dy “planetët” që ndjellin sherr e luftë janë mjaft aktivë sot, prandaj edhe ju do të jeni shumë sensibël e gati për t’u kundërpërgjigjur. Erosi duket se është në rënie.

Peshorja

Duket se qielli juaj është “spastruar” pjesërisht nga yjet e pafavorshëm prandaj do të bini në një lloj qetësie, e cila gjithsesi është e përkohshme. Merkuri është gati për të sjellë pështjellim.

Akrepi

Qielli duket disi premtues, ndonëse përgjithësisht dita pritet të jetë e ngjeshur ndërsa ju të turbullt në ide. Kujdes, sepse pedantizmi juaj jo vetëm që s’ju vlen por mërzit edhe të tjerët.

Shigjetari

Pas një periudhe qetësie relative, “qielli” juaj ka filluar të trazohet sërish nga një numër planetësh në kalim. Para se të thoni fjalën e fundit, mundohuni të sqaroni gjërat që diskutohen.

Bricjapi

Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arrini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë. Një ankth ju mundon disi.

Ujori

Edhe sot duket një ditë routine, por stimujt e Afërditës dhe të Merkurit do të kenë një efekt të menjëhershëm e do t’ju shkundin nga një farë topitjeje. Dikush interesohet për ju.

Peshqit

Duke pasur parasysh kuadrin yjor dhe tranzitin aktual të yjeve në të, duket se dita e sotme do të jetë mjaft pozitive dhe ju, shumë të karikuar shpirtërisht e fizikisht. Erosi në rritje.

Share: