Home KRYESORE Ish- kryeministri Berisha: PD përmbys Ramën para zgjedhjeve

Ish- kryeministri Berisha: PD përmbys Ramën para zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur kur tha se Ramën do ta përmbysin para zgjedhjeve të 2019.

I ftuar në një emision politik, Berisha tha se opozita është duke u përgatitur për protesta.

“PD dhe opozita po përgatiten për një protestë. Do jetë një protestë e fuqishme, por kaq di. Opozita po përgatitet për protestë.

PD nuk bojkoton zgjedhjet, por përmbys Ramën para zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i PD tha se kjo qeveri mund të përmbyset vetëm me revoltë popullore.

Share: