Home KRYESORE Lulezim! Je zgjuar? Balla paralajmëron Bashën: Largo ‘profesorin’ Shoraj nga strukturat e...

Lulezim! Je zgjuar? Balla paralajmëron Bashën: Largo ‘profesorin’ Shoraj nga strukturat e PD, sa pa dalë të dhëna …

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një postim në Facebook, i bën thirrje Lulzim Bashës që të largojë nga strukturat e PS, pedagogun e arrestuar Dritan Shoraj.

Balla ka publikuar dhe një video ku shkruan se Shoraj ka qenë shpesh në “çadrën e lirisë krah Bashës. Ndërsa në fund bën dhe një paralajmërim se ka të dhëna që komprometojnë direkt Bashën.

POSTIMI I PLOTË

Mirëmëngjes Lulezim! Je zgjuar?
Kur hidheshin themelet e Republikës së Re në çadrën e “lirisë” në krahun tënd gjendej shpesh Dritan Shoraj, një person në kërkim ndërkombëtar. Me Dritan Shoraj në krahë mbajte bllokuar vettingun për disa muaj, madje sulmoje dhe partnerët e Shqipërisë. Sikur të thashë dje, njofto përjashtimin e “profesorit” nga strukturat drejtuese të PD. Kaq. Sa pa dalë edhe të dhëna të tjera që të kompromentojnë ty direkt

Share: