Home KRYESORE Masakra e Rrugës së Elbasanit/ Kostandin Xhuvani është liruar nga burgu?!

Masakra e Rrugës së Elbasanit/ Kostandin Xhuvani është liruar nga burgu?!

Kostandin Xhuvani, djali i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe aktores e ish-deputetes Luiza Xhuvani është liruar nga burgu edhe pse është i dënuar me 35 vite burg. Kështu së paku shkruan Sali Berisha në facebook, edhe pse kjo duket e pabesueshme. Pritet që Drejtoria e Burgjeve të sqarojë këtë situatë pas denoncimit të ish-kryeministrit në facebook.

Denoncimi i plotë i Berishës

Superskandal!

Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasesisi i 5 te rijve nuk esht me ne burg.Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktorri per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndigme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operu naten dhe e kan mor direkt familjaret sesht rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk esht ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit.

Në vitin 2015, Apeli la të pandryshuar dënimin me 35 vjet burg për Xhuvanin, të dhënë nga Shkalla e Parë. Xhuvani u shpall fajtor për ngjarjen e 4 nëntorit 2014 në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Xhanpaolo Azzolo.

Share: