Home KRYESORE Meta flet për dekretimin e Sandër Lleshit si mistër i Brendshëm

Meta flet për dekretimin e Sandër Lleshit si mistër i Brendshëm

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Zonë e Lirë, ku ka folur për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, takimin në Francë me kryeministrin izraelitë dhe për protestëne  banorëve tek “Astiri”.

Më poshtë intervista e plotë

Arjan Çani: Si ra Shqiponja tek Lapraka?

Presidenti Meta: Nuk bie Shqiponja, nuk bie as simbolikisht.

Gazetari: Ke 24 orë që ngrite pritmërinë që the që do ishe sot tek Çani.

Presidenti Meta: Për mua kjo është një ngjarje sepse kam kohë pa ardhur. Për mua është ngjarje e rëndësishme.

Gazetari: Nuk besoj se ke emocione?

Presidenti Meta: Të takohesh me Çani është gjithmonë një emision, me audiencën e Çanit është dyfish.

Gazetari: Mora vesh nga mediat pak minuta më parë që ju e dekretuat z. Llesh si Ministër i Brendshëm.

Presidenti Meta: Është e vërtetë

Gazetari: Pashë që doli lajmi me një shpejtësi të paparë. Më thanë si ka mundësi që nuk priti 10 minuta ta thoshte në emision

Presidenti Meta: Nuk shkonte që ta thosha në emision dhe e dyta kisha edhe një ide, mendova mos ta firmosja mbas emisionit, jo thjesht pas emisionit, por për shkak të angazhimeve. Por mendova se ky Çani si bashkëpunëtor i opozitës mos më mban pas orën 12 dhe kalon afati kushtetues. Të lodhet kryeministrit të firmosej për herë të tretë është gabuar.

Gazetari: I bie që Rama të sillte dekret për herë të tretë?

Presidenti Meta: Po kështu, por pse kur kemi mundësi që gjërat t’i bëjmë më shpejt.

Gazetari: Sandër Lleshi është ministër tani që flasim?

Presidenti Meta: Duhet të kalojë në Parlament. Normalisht është i emëruar si ministër.

Gazetari: Para se të marrim vesh misterin dhe asaj që flihet pas kësaj vonese në detektimin e Ministrit të Brendshëm, jam kurioz të di nëse u kënaqe në Paris dhe më pas në Marsejë. Pash disa fotot që kishe dalë Presidentin e Francës, me Kryeministrin e Izraelit. Ma thuaj sinqerisht, ishin qoka sepse u kënaqe që i takove apo pati ndonjë punë?

Presidenti Meta: Ishte një ftesë zyrtare, mendoj që bëmë edhe punë edhe mundësia për tu takuar për të biseduar me presidentin Macron edhe me Ministrin e Jashtëm të Francës në Marsejë të cilin ishim në një aktivitete, por dhe me shumë aktivitete të tjera. Kështu që kur të vijnë ata këtu, besoj se edhe ti do të kesh mundësi të bësh foto meqë i ke me kaq qejf.

Gazetari: U kënaqe apo jo me biseda?

Presidenti Meta: Padyshim që u kënaqa me biseda dhe me vetë ngjarjen.

Gazetari: Ishe takuar më parë me Kryeministrin e Izraelit?

Presidenti Meta: Jemi takuar në pozicione të ndryshme, por si Kryeministër hera e parë.

Gazetari: Pse e shtyu vizitën në Tiranë?

Presidenti Meta: Do të vijë. Kishte një angazhim, por edhe një kolegu i tij politikan ministër ndërroi jetë dhe duhet të ishte atje për homazhe.

Gazetari: Unë e lidha me bombardimet që ndodhën ato ditë që ai do të vinte në Tiranë mendova se e shtyu se do të bombardonte…

Presidenti Meta: Ty përkeq të shkon mendja.

Gazetari: Në Francë ka një debat shumë interesant për Marshallin Petain, është një personazh kontrovers…

Presidenti Meta: Franca e ka heroin luftës së dytë botërore që është Marshalli De Gaulle. Kanë filluar të gjithë të mësojnë nga Deng Xiaoping i cili kur foli për Maon tha 70 për qind i kishte të mira, 30 për qind i kishte probleme. T’ia ruajmë të mirat dhe të mësojmë nga gabimet. Kështu që nuk është e keqe.

Gazetari: Teleshikuesve nuk i intereson shumë Petain por i intereson dikush tjetër. Është Mid’hat Frashëri që apo i erdhën eshtrat në Shqipëri. Pra një njeri me nivele të larta, të gjithë e thonë këtë gjë, por ndërkohë i akuzuar për kolaboracionizëm gjatë luftës së dytë. Pra, ju vetë duke qenë se jeni President keni një qëndrim të prerë?

Presidenti Meta: Edhe unë me Deng Xiaoping jam, që do të thotë jo thjeshtë për oportunizëm por për objektivitet edhe për të qenë realist. Mid’hat Frashëri është një personalitet shumë i madh sepse unë nesër do të shkojë në Manastir, sepse kemi një përvjetor jubilar të Kongresit të Manastirit. Ai ka qenë nga figurat kryesore, siç ka qenë nga figurat kryesore të pavarësisë në Vlorë, nga figurat kryesore që ka mbështetur Princ Vidin për forcimin dhe për njohjen e shtetit të ri shqiptar e kështu me radhë në të gjitha fushat si albanolog. Unë e vlerësoj për pjesën patriotike, për alfabetin, për pavarësinë.

Përsa i takon luftën antifashiste, De Gaulle jonë është Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe këtë e kam me bindje të plotë, sepse pavarësisht nga arsyet apo nga motivet që i erdhën këtij personaliteti të madh, por edhe shumë emrave të tjerë të shquar që kanë qenë intelektual, të cilët vlerësuan se përmes Italisë dhe Gjermanisë së asaj kohe, të cilat ishin vende totalitare fashiste, naziste, mund të realizonin projektin e bashkimit të të gjithë trojeve shqiptare, siç ishte ai premtimi i Italisë apo i Gjermanisë, dhe ky premtim kishte një arsye në mënyrë që shqiptarët të përdoreshin kundër Greqisë apo kundër sllavëve të cilët ishin më të lidhur me komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik në atë kohë. Unë mendon se LANÇ është De Gaulle i Shqipërisë për arsye, sepse nëse Shqipëria nuk do të kishte bërë këtë luftë dhe kjo luftë nuk do të ishte njohur ndërkombëtarisht si nga Anglo-Amerikanët ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria do të ishte copëtuar në Konferencën e Paqes.

Gazetari: Po të ishin ballistët fitimtarë?

Presidenti Meta: Nuk kanë se si të ishin sepse fitimtarë dihet që dolën blloku Anglo-Amerikan dhe Bashkimi Sovjetik. Nëse do t’i kthemi historisë do të instalohej nazi-fashizmi në të gjithë botën dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë për botën, sepse do të ishte diçka tërësisht e kundërt me demokracinë liberal perëndimore të cilat kanë sjellë atë progres për të cilat ne jemi bashkuar.

Gazetari: Tregon që e djathta ekstreme është duke ardhur, jemi duke i parë?

Presidenti Meta: E djathtë ekstreme janë një parti daneze, gjermane, franceze…

Gazetari: Edhe në Itali erdhën, në Austri erdhën..

Presidenti Meta: Do të vijnë e do të ikin, sepse vijnë me pritmëri të mëdha dhe nuk do të realizojnë dot ato gjëra. Në këtë drejtim, vlerësojmë të mirat dhe të mësojmë nga gabimet.

Gazetari: Ajo që vjen çudi është se si ka mundësi që të paktën nuk more dekretin me vete që paktën formalisht ta firmosje tek unë, thjeshtë simbolikisht, do të ishte një akt i bukur dhe transparent?

Presidenti Meta: Dhe ti këtë e bën për të intriguar audiencën, sepse ti e di që një President nuk mund ta bëj këtë gjë në këtë mënyrë.

Gazetari: Me kë ishe në Paris, ishe me Macron, me Kryeministrin e Izraelit. Kush të mbeti në mendje?

Presidenti Meta: Tani mos më shiko mua sepse kam 20 vjet që takohem. Vetë ngjarja, vetë eventi ishte shumë interesant.

Gazetari: Për Shqipërinë nuk u tha asgjë në tavolina, Macron çfarë tha?

Presidenti Meta: Ne kemi dëshirën që ai të vij në Shqipëri dhe ai e ka këtë objektiv për të ardhmen.

Gazetari: Kur thua ne e ke fjalën edhe për Edi Ramën?

Presidenti Meta: Jo vetëm për mua dhe Edi Ramën, por edhe për ju si një frankofon i shkëlqyer.

Gazetari: Unë s’do të votoja Macron po të isha. Do të votoja Fillon, sepse ai ishte një president serioz. E di që më shikon ashtu sepse ju jeni i majtë dhe nuk më kupton dot.

Presidenti Meta: Mos më ngatërro me këtë i majtë i djathtë. Tani të vish nga Skrapari vështirë është të jesh çun i djathtë…

Gazetari: Pra nga Parisi nuk do më thuash asgjë që të ka mbet në mendje?

Presidenti Meta: U kënaqa që bënë një ceremoni për ish-futbollistin e kombëtares tonë, Edvin Muratin. Kaluam shumë mirë me Edvinin se me të vërtetë është një personalitet i shkëlqyer. Edhe me Saimir Pirgun, sepse po përgatitej për një premierë. Kështu që këto kanë qenë takime shumë të mira. Por me Edvinin u kënaqa më shumë, sepse bëmë një ceremoni dekorimi për të, dhe kishte një pjesëmarrje shumë të gjerë. Ai është një rast i mrekullueshëm se si një sportist për shkak të njohjeve që ka, t’i shërbejë vendit me shumë përkushtim. Këto janë dy takimet më impresionuese për mua nga ana emocionale, personale.

Gazetari: Kjo është ajo që dua unë që një President të thotë kur vjen nga jashtë, takova një sportist dhe një artist të famshëm, të vërtetë…

Presidenti Meta: Unë kam patur rastin të jem në një shfaqje, që ka marrë pjesë Saimir Pirgu si tenor dhe është një krenari e jashtëzakonshme, sepse dalja e tij në skenë si një lider i jashtëzakonshëm dhe një reagim i gjithë asaj audience impresionuese. Është pjesa më e mirë e Shqipërisë që duhet të dali më në pah dhe duhet të njihet më shumë këtu brenda nesh.

Gazetari: Le të flasim pak për Shqiponjën e Laprakës, sepse u bë një debat në fakt pavarësisht nga shijet personale që mund të ketë Kryeministri, mund të keni Ju, mund të ketë çdo njeri. Sipas jush a duhej hequr ky simbol?

Presidenti Meta: Që të jap mendimin tim në mënyrë objektive, unë nuk jam as njeriu i duhur për të bërë një vlerësim estetiko-artistik të shqiponjës. Megjithatë ajo është vendosur – sepse është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë – me një kontribut të një familjeje shumë të njohur dhe të shquar shqiptare nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj që në rast se kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik është diçka tjetër, por ajo mund të vendosej përsëri diku tjetër. Sepse do shqiponjë është shqiponjë dhe shqiponja është simboli ynë. Nuk besoj se është bërë projekti publik për të hequr shqiponjën, sepse kjo do të ishte e gabuar dhe nuk besoj që ka ndodhur kjo.

Gazetari: Por janë hedhur para për të bërë atë vepër…

Presidenti Meta: Jo vetëm aq por është bërë një investim njerëzor, emocional.

Gazetari: Pra, përse duhej prishur një simbol kombëtar, që edhe pse nuk kënaqte të gjitha shijet të paktën shërbente si pikë orientimi për të gjithë qytetarët që vinin nga rrethet?

Presidenti Meta: Këto mund të hiqen, por larg një fryme konfliktuale, dengiruese sepse kjo nuk është e mirë.

Gazetari: Ç’është ky dyzim që ka Edi Rama? Nga njëra anë shpall “non-grata” eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous që bëri ato deklarata të ashpër në Bularat dhe nga ana tjetër heq shqiponjën. Ka një dyzim këtu, ka një kontradiktë…

Presidenti Meta: Nuk besoj që të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë. Ashtu ka vlerësuar apo gjykuar, por për mua në rast se shqiponja është hequr dhe besoj se do të jetë hequr për shkak të një projekti publik, mjafton kaq.

Gazetari: Juve nuk ju shqetëson shumë kjo ngjarje?

Presidenti Meta: Mua më shqetëson të mos ketë konflikte panevojshme, por këto çështjet e tjera pastaj janë çështje të ndryshme.

Gazetari: Si President i vendit besoj se nuk je interesuar të dish se sa kushton ky projekti i ri që do të zbatohet në Unazën e re të Tiranës?

Presidenti Meta: Ne jemi të interesuar të dimë se si po ecën kjo çështje në raport me këto shqetësime apo me këtë konflikt që është shprehur gjatë ditëve të fundit. Në intereson të mos ekzistojë një konflikt i tillë i cili nuk është i mirë për askënd, as për banorët, për komunitetin, as për autoritetet, qeverinë dhe as për të gjithë qytetarët.

Gazetari: Ju jeni me banorët që kërkojnë të mos u prishen shtëpitë apo jeni me qeverinë në këtë rast?

Presidenti Meta: Unë jam për atë që të harmonizojmë një projekt për një interes publik me problemet më jetik të banorëve.

Gazetari: Pse nuk u japin dëmshpërblimet për prishjen e ndërtesave këtyre banore sipas vlerës së tregut?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje që duhet vlerësuar në një dialog me banorët sipas ligjeve që kemi ne, sipas praktikave të deritanishme më të mira, më të drejta.

Share: