Home KRYESORE Po shkojmë drejt zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Kryemadhi…

Po shkojmë drejt zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Kryemadhi…

Zonja Kryemadhi në dhjetor është afati i fundit për opozitën për t’u rikthyer në Kuvend dhe për të shpëtuar mandatet. A do të riktheheni ju në Parlament apo do t’i digjni mandatet?

E para mua nuk më duket problemi kryesor sot çështja e mandateve të deputetëve, sepse Shqipëria dhe politika shqiptare ka probleme shumë më të mëdha. Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. Mendoj që problemi më i madh është mungesa e shpresës e brezit të ri, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Ndjej një kënaqësi shumë të madhe kur shikoj gjithë këta fëmijë që vijnë të organizuar nga shkollat për të marrë pjesë në Panairin e Librit, që është një kulturë që duhet ta stimulojmë shumë më shumë.

Ndërkohë ndjej edhe dhimbje që po t’i pyesësh, edhe nga vetë sondazhet që janë bërë del që 79% e fëmijëve nga mosha 7-14 vjeç kërkojnë për t’u larguar nga Shqipëria. Dhe mendoj që mandatet e deputetëve sot përballë këtij realiteti shumë të hidhur nuk janë asgjë. Është një detaj shumë periferik mund të thoja, aq më shumë kur i bashkangjitesh edhe problematikave dhe arrogancës së shtetit me banorët e Astirit, të cilat janë mbi 360 banesa që do të shkatërrohen. Dhe nuk vijnë si rezultat i shkatërrimit të zhvillimit të rrugës sepse nuk ka absolutisht që mund të jetë kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por zhvillimi i tyre vjen si shkak i spostimit të shtratit të Lanës, për të krijuar hapësira dhe sheshe ndërtimi për ndërtues, të cilët i kanë kthyer kompanitë e tyre në kompani të pastrimit të parave.

Z. Kryemadhi, këtë 30 qershor do të kemi vetëm zgjedhje vendore apo edhe parlamentare?

Unë di që Presidenti ka dekretuar zgjedhjet e pushtetit vendor, por mendoj që me shitblerjen e votës, me përgjimet e vetë Prokurorisë të kapur nga Edi Rama, shikojmë se si me lekët e Rilindjes janë blerë votat e shqiptarëve, me raportin e BE-së vetë të z. Hahn apo znj. Mogherini, apo edhe të OSBE-ODIHR, ku del se 20% e votave të shqiptarëve janë të blera dhe do të ketë akoma fakte të tjera në të ardhmen, të cilat do ta vërtetojnë akoma më shumë blerjen dhe kapjen e mandateve të maxhorancës në Parlament, mendoj që nuk është më thjeshtë çështje e dëshirës së opozitës se sa është çështja e ngritjes dhe e vendosjes së institucionit të drejtë të votës së shqiptarëve në vendin e duhur.

Znj. Kryemadhi jemi pa një ministër të Brendshëm, pasi Presidenti Meta nuk e ka dekretuar z. Sandër Lleshi, cili është qëndrimi i LSI-së për figurën e Sandër Lleshit?

LSI-ja nuk është institucion Vetting-u që të bëjë figurat e njerëzve. 5 metra larg ja ku e keni Presidencën, shkoni dhe pyeteni për z. Sandër Lleshi. Për mua nuk ka rëndësi Ministria e Brendshme apo me ministër, pa ministër. Di të them që Ministria e Brendshme është një institucion i kapur dhe çdo lëvizje që Edi Rama bën, është një lëvizje për ta kapur dhe për ta kontrolluar akoma më shumë për të zbutur frikën dhe makthet që ai ka për faktet dhe argumentat e tjera që do të vijnë shumë shpejt të lidhjes së z. Rama me krimin dhe trafikun e drogës.

Fokusi i opozitës është përqendruar më shumë te Rama dhe Veliaj po lihet i qetë…

Unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme që ka Edi Rama me Veliajn, por di të them që shkaktari i të gjithë të keqes së sotshme është Edi Rama. Erion Veliaj është ushtar i perandorisë së Edi Ramës.

Share: