Home KRYESORE Rama: Përballoj gjithçka, por jo një President qesharak

Rama: Përballoj gjithçka, por jo një President qesharak

Kryeministri Rama iu referua mbrëmë deklaratës së gazetarit Robert Rakipllari në Opinion (pa i përmendur emrin) se këshilltari i Presidentit ka thënë se mund ti tregojë në mbledhje me dyert të mbyllura aryset e mosdekretimit të Sandër Lleshit.

Rama: Përmes një gazetari në një klub mbrëmë, shefi i kabinetit të Presidentit ka hedhur me sms dorashkën presidenciale për t’iu drejtuar grupit tonë parlamentar apo gjithë Kuvendit, nuk e di. Me dyer të mbyllura për të rrëfyer arsyen e vërtetë të mos dekretimit, që mos o zot… mos qoftë ajo që unë ende nuk e besoj që ma kanë dëgjuar veshët në takimin me të. Madje jam gati të pranoj që kam problem unë me veshët përpara se të pranoj që ma ka thënë Presidenti i Republikës mua atë arsye, në vendin ku unë jetoj me kujtimet dhe ëndrrat e mia, mirëse të vijë zoti President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura apo të hapura, vetëm me ne apo bashkë me gjysmën e familjes tonë politike këtu në parlament, gjithçka që e ka mbajtur përbrenda me shumë gjasë pa arritur të më thotë as mua në sy, por mos qoftë ajo që më ka thënë mua, larg qoftë. Çdo që mund ta përballoj, por një president qesharak nuk e përballoj dot, për atdheun tim./Opinion.al

Share: