Home KRYESORE Rezart Veleshnja: Po të paguhej mirë drejtori i Teatrit mbase nuk do...

Rezart Veleshnja: Po të paguhej mirë drejtori i Teatrit mbase nuk do pinte

Ai nuk njihet nga publiku për shfaqjet e tij teatrale. Por si aktor humori që vjen çdo javë përmes personazheve të ndryshëm që imiton në “Portokalli”. E me të cilët ka patur mjaft sukses.

E megjithatë Rezart Veleshnja është treguar mjaft kritik ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Por edhe lidhur me rrogat e aktorëve të teatrit. I ftuar në Report TV, Veleshnja u shpreh se nëse do të paguhej mirë, drejtori i Teatrit mase nuk do të rrinte i dehur por do të punonte.

“Teatri këtu tek ne nuk funksionoi kurrë më që kur mbaruam ne shkollën. Është një teatër që më shumë merren me llafe, kam përshtypjen unë. Merren me intriga dhe nuk merren me punën. Do merren me fjalë se pagat janë qesharake. Më vjen shumë keq, por të tallesh me një aktor teatri, se edhe unë po të isha, me llafe do merresha se nuk do kisha çfarë të bëja.

Sa mirë do ishte që një aktor teatri që luan “Shakespeare” të paguhej 6 mln lekë. Po ta kishte rrogën 6 mln lekë drejtori i teatrit, në radhë të parë nuk do pinte dhe teatri nuk do ishte si i dehur, por do ishte një teatër normal, se do ti bënte hyzmetin asaj rroge. Mbase nga hallet pi se me 800 mijë lekë, 1 mln lekë çfarë mund të bësh. Plus që drejtori i TK për aq kohë sa ka qenë dhe është, mua më vjen keq, se as nuk e njoh, por puna është zero.Opinion.al

Share: