Home KRYESORE Shembjet tek Unaza e Re, Edi Rama thyen heshtjen dyjavore

Shembjet tek Unaza e Re, Edi Rama thyen heshtjen dyjavore

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë për protestën e banorëve tek Unaza e Re. Këtë e ka njoftuar në Twitter, ku thotë se do të bëjë një shtjellim të plotë ditën e enjte në sallën e parlamentit.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, shkruan ai.

Banorët e zonës së njohur si Astiri (Unaza e Re) kanë 17 ditë që protestojnë pasi projekti për Unazën e Madhe të Tiranës prek rreth 300 banesa e biznese vetëm në këtë aks të shkurtër 2 km nga Shqiponja tek Pallati me Shigjeta.

Share: