Home KRYESORE “Shullazi”, OSBE: Kriminelët e kanë vendin në burg

“Shullazi”, OSBE: Kriminelët e kanë vendin në burg

OSBE inkurajoi të mërkurën Gjykatën për Krimet e Rënda, në lidhje me vendimin e marrë për dënimin e grupit “Shullazi”.

Përmes një shënimi në Twitter, OSBE shkruan se “mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”.

“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”, mbyllet postimi.

Paraditen e sotme reagoi edhe Ambasada Amerikane, duke inkurajuar gjykatën për këtë vendim dhe duke thënë më tej se kriminelët e kanë vendin në burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda një ditë më parë dha vendimin për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal./Opinion.al

Share: