Home KRYESORE Të jesh atdhetar! Mëmëdhe quhet toka …

Të jesh atdhetar! Mëmëdhe quhet toka …

Nga Nora Malaj

Të jesh atdhetar! Mëmëdhe quhet toka … Ku më ka rënë koka!Sot është dita e Flamurit!Sot ,çdokush që ndjehet atdhetar e patriot kujton me krenari kur patrotët e atdhetarët shqiptarë luftuan për Pavarësinë e vendit .Sot më shumë se kur merr domethenie e vlerë fjala Patriot!

Të jesh patriot në ditët e sotme do të thotë ta duash vendin tend! Të jesh Patriot në ditët e sotme do të thotë të duash bashkëkombasit e tu kudo që janë , në të gjithë rruzullin tolësor , të jesh Patrior do të thotë t’i repektosh simbolikat e vendit tend , Flamurin me Shqiponjën dy krenare!

Të jesh Patriot do të thotë nuk ka rëndësi sa bënë vendi yt për ty, sa ti bënë për vendin tend , që quhet Shqipëri🇦🇱🇦🇱🇦🇱 mëmëdheu i të parëve , aty ku të ka rënë koka. Të jesh patriot do të thotë , të duash vatanin, bijtë e tij dhe ta bësh vendin të jetueshëm dhe jetës t’i japësh kuptim e vlerë!

Të jesh Patriot , duhet të pranosh që besa e feja e shqiptarit është Shqiptaria! Ta gëzojmë ditën e Flamurit dhe të bëhemi misionar të dashurisë e paqes në emër të patriotizmit e ditës së Flamurit!! Gëzuar !🇦🇱🇦🇱🇦🇱🦅🦅🦅🦅🦅🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Share: