Home KRYESORE “Trupi i Katsifas të dërgohet në Greqi”…flet ministri grek Katraugalos

“Trupi i Katsifas të dërgohet në Greqi”…flet ministri grek Katraugalos

Ministri i Alternuar i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katraugalos, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të dërgojnë menjëherë trupin e Kostandinos Katsifas në shtetin helen, djalit 35-vjeçar i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.

Edhe familja Katsifas sipas gazetës greke “Ekathimerini’ ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që trupi i Kostandinos të dërgohet në Greqi, për të bërë një ceremoni varrimi.

Ndërkohë që avokatët që përfaqësojnë familjen Katsifas kanë thënë se brenda kësaj jave trupi i tij do të transportohet në shtetin helen.

“Kemi sqaruar prioritetet tona që në fillim: Të qartësohet çështja deri në fund, për të mbrojtur deri në fund të drejtat e vëllezërve tanë grek që jetojnë në Shqipëri. Kjo pa zbritur në kompromise dhe duke mbrojtur këto dy prioritete. Gjithashtu duhet të mbrojmë dhe marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Katrougalos në një intervistë për “Ta Nea”.

Ministri ka shtuar se qeveria shqiptare ndërmori një masë pozitive, teksa ka pranuar që pjesë e hetimeve të ishte dhe një përfaqësues i policisë greke.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në të dy anët e kufirit: Kjo duhet të jetë e qartë në nivelin e qeverisjes: ekstremizmi nga një anë dhe kjo e ushqyer nga ekstremizmi dhe mos toleranca nga ana tjetër’, ka thënë Katraugalos./Panorama/

Share: